Ndërlidhjet

Albin Kurti.
Albin Kurti.

Kurti nuk i siguron votat për Qeveri të re

• Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe mandatar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme për të nisur një mandat të ri në pushtet.

• Tani i takon presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të vendosë për hapat e mëtejmë.

• Partitë e mëdha shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë thënë paraprakisht se s'kanë votë për Kurtin dhe e kanë akuzuar atë për bllokim të shtetit prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas tyre, mundësia e vetme për stabilitet janë zgjedhjet e reja.

• Kriza institucionale rrezikon t’i kushtojë Kosovës miliona euro, ndërsa faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme që të krijohen institucionet për të ruajtur stabilitetin shtetëror.

12:01 26.10.2025

Krasniqi thotë se programi i Kurtit nuk kishte përmbajtje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, ka thënë se Kurti nuk e ka prezantuar ndonjë plan me përmbajtje, por vetëm i ka përsëritur ato që "kinse i ka realizuar" në mandatin e kaluar.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit që sa më shpejt ta hedhë në votim atë që e ka prezantuar.

12:03 26.10.2025

Abdixhiku: S’duam debat, mateni veten me vota

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në debat për formimin e Qeverisë së re, në mënyrë që të lihet menjëherë hapësirë për votim.

“LDK-ja nuk sheh arsye për debat, nuk do të dëgjojë fare asnjë debat. Na keni thënë ‘numrat i kemi’, urdhëroni mateni veten me numra”, tha Abdixhiku.

Ai e quajti “mungesë të dinjitetit” sjelljen e mandatarit Albin Kurti, të cilin e kritikoi për prezantimin e tij, dhe tha se kjo mungesë e dinjitetit e ka bllokuar Kosovës tash e tetë muaj duke e lënë me Qeveri në detyrë.


12:05 26.10.2025

Haradinaj: Kurti s’ka program qeverisës fare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka thënë se deputetët janë mbledhur sot për të kryer detyrën e tyre.

Ai e ka pyetur Kurtin se pse është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, dhe që lista e problemeve të Kosovës, sipas tij, “është e gjatë”.

Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk sheh arsye për të debatuar për programin që e ka paraqitur Kurti.

Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj.
12:06 26.10.2025

Lista Serbe: Keni punuar kundër popullit serb dhe shqiptar, s’ju votojmë

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se partia më e madhe e serbëve në Kosovë nuk do të votojë për Qeverinë e re të prezantuar nga mandatari Albin Kurti.

“Në qeveritë e mëparshme keni marrë qindra vendime kundër popullit serb, dhe jo vetëm kaq, por edhe kundër popullit shqiptar, prandaj kaluat në zgjedhje ashtu siç kaluat. Ne nuk do të votojmë për një qeveri të tillë”, tha Simiq.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG