Doruntina Baftiu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Çdo ditë, në postime në rrjete sociale, qytetarë zihen me njëri-tjetrin me deklarata plot akuza dhe ofendime.
Dështimi për ta formuar një qeveri të re ka rritur rrezikun që Kosova të hyjë në vitin 2026 pa buxhet. Kjo do t'i linte pa paga të gjithë të punësuarit në sektorin publik, të cilët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.
Organizatat feministe dhe shoqëria civile në Kosovë po kërkojnë që dhuna digjitale të futet si dispozitë e veçantë në Kodin Penal.
Tri partitë më të mëdha në Kosovë - Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës - shënuan rënie e ngritje nëpër shumë komuna në zgjedhjet e sivjetme lokale, krahasuar me zgjedhjet lokale të para katër vjetëve.
Më shumicën e vendvotimeve të numëruara, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës prijnë në më së shumti komuna në garën për asamble komunale.
Njëzet e gjashtë milionë euro për studentë, një milion për pako ushqimore për familjet në nevojë, subvencionim i faturave të energjisë elektrike për familjet me të ardhura të ulëta… Këto vendime të Qeverisë në detyrë të Kosovës më 7 tetor u cilësuan si fushatë elektorale.
Banka Botërore ka parashikuar rënie të rritjes ekonomike nga 3.6 për qind në 2024-tën në 3 për qind në 2025-tën për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rënien më të madhe janë parashikuar ta kenë Serbia dhe Kosova, që megjithatë mbetet pak mbi mesataren e rajonit.
Në 30 ditët e fundit, në Kosovë janë shpenzuar mbi 60 mijë euro për sponsorizim të reklamave me mesazhe kryesisht politike.
Të dhënat e Gallupit tregojnë një perceptim të lartë të sigurisë mes qytetarëve në përgjithësi, por ekziston një dallim i madh midis burrave dhe grave sa i përket ndjenjës së sigurisë.
Nga 38 komunat e Kosovës, vetëm në gjashtë prej tyre nuk është ndërruar partia fituese qysh nga zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Shumë nga kryetarët e 38 komunave të Kosovës kanë deklaruar se kanë më shumë pasuri në vitin e fundit sesa që kishin pasur katër vjet më parë, kur filluan mandatin e tyre udhëheqës.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Kosovë, komunat me shumicë serbe dhe Mamusha kanë pasur përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në votime. Ndërsa, Dragashi, Prizreni dhe Peja radhiten si tri komunat me pjesëmarrjen më të ulët, me rreth 35 për qind.
Nga gjithsej 206 kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet e sivjetme lokale në Kosovë, rreth 90 për qind janë burra.
Kryetarët e 27 komunave të Kosovës kishin bërë gjithsej 1.815 premtime gjatë fushatës elektorale më 2021. Tani, katër vjet më vonë, 21 për qind as nuk janë filluar si projekte, ndërsa 51 për qind janë përmbushur.
Nga rreth 50 mijë në vitin 2011, numri i personave mbi 10 vjeç që nuk dinë shkrim e lexim është ulur në rreth 31 mijë në vitin 2024. Kjo do të thotë se gati 98 për qind e popullsisë dinë shkrim e lexim.
Suhareka është qyteti që prin me më së shumti të regjistruar për të votuar me postë nga diaspora. Ajo ndiqet pas nga Gjakova dhe Dragashi.
“Grok, çka mund të më thuash për Kosovën?” Kur kjo pyetje i shtrohet modelit të inteligjencës artificiale të platformës X, Grok - i ngjashëm me ChatGPT - ajo merr përgjigje me përmbajtje plotësisht të ndryshme, varësisht nga gjuha në të cilën bëhet.
Modelet e inteligjencës artificiale japin përgjigje kontradiktore për statusin e Kosovës, varësisht nga gjuha në të cilën bëhet pyetja.
Mesatarisht, 54 për qind e buxhetit për vitin 2025 të komunave në Kosovë është planifikuar të shpenzohet për paga dhe mëditje. Pas saj me buxhetin më të madh renditen shpenzimet kapitale, ku përfshihen investimet në shërbime publike, shëndetësi e arsim.
Shishe qumështi, varëse ari, këpucë fëmijësh, shkrepësa... Artefakte të të zhdukurve nga lufta e fundit e Kosovës qëndrojnë të shpërndara nëpër shtëpi, zyra e bodrume. Disa janë humbur e disa janë dëmtuar.
Shfaq më shumë