Familjet shqiptare në jug të Serbisë ndiejnë një valë të re shqetësimi: rikthimi i mundshëm i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi po u kthen frikën e viteve ’80 dhe ’90.
Me parullën “Ne nuk jemi të huaj këtu”, një grup qytetarësh në Zubin Potok, në veri të Kosovës, bllokuan të martën qarkullimin e automjeteve për 15 minuta.
Gjykata Kushtetuese, përmes vendimit të saj të 30 shtatorit, vetëm ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende, dhe ky proces nuk përfundon pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim të martën që seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, dhe që ajo duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit.
Kosova u rendit në Nivelin 2 në raportin e DASH-it për trafikimin me njerëz, duke treguar përpjekje të konsiderueshme kundër kësaj dukurie, por jo plotësisht të mjaftueshme.
Serbia balancon midis Rusisë, Kinës dhe Perëndimit, ndërsa fqinjët e saj mbështeten kryesisht te bashkëpunimi me shtetet anëtare të NATO-s. Analistët thonë se këto aleanca të kundërta, në një formë ose tjetër, pasqyrojnë rivalitetin global në Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria ka kaluar nga një vend i izoluar komunist në një shtet që sot negocion kapitujt e fundit për anëtarësim në BE. Brukseli e sheh këtë përparim si mbresëlënës.
Normat e interesit në bankat komerciale në Kosovë janë rritur ndjeshëm, duke kaluar 7-8% për kreditë për individë dhe mbi 10% për bizneset.
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë paralajmëron se zvarritja e ngërçit politik po i kushton vendit që të ketë “zë të plotë e të besueshëm” në arenën ndërkombëtare dhe po bllokon prioritetet jetike – nga buxheti deri te reformat.
Policia malazeze dhe Prokuroria në Rozhajë janë duke hetuar dy incidente në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës – një në korrik të vitit të kaluar dhe një tjetër më 24 gusht të këtij viti – kur u dëmtuan objektet e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim nga të shtëna me armë zjarri.
Njohësit e drejtësisë shpalosin skenarët e mundshëm.
Shfaq më shumë