Artistë vendës dhe ndërkombëtarë kanë transformuar muret e zbehta e të përhirta të Ferizajt, relikte të së kaluarës komuniste, në murale shumëngjyrëshe që sjellin histori, kujtime e ëndrra dhe, në të njëjtën kohë, tërheqin turizëm kulturor.
Në një plazh të errësuar në Qytetin e Gazës, e vetmja dritë vinte nga tezgat e vogla ushqimore dhe nga telefonat celularë. Familjet përpiqeshin të pushonin nga i nxehti i madh i ditës, dhe mbase kërkonin një copëz të jetës që dikur e bënin.
Kina mirëpriti një numër udhëheqësish botërorë në një paradë ushtarake në Pekin, më 3 shtator, e cila shënoi përvjetorin e 80-të të fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër Hamasit dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës.
Shishe qumështi, varëse ari, këpucë fëmijësh, shkrepësa... Artefakte të të zhdukurve nga lufta e fundit e Kosovës qëndrojnë të shpërndara nëpër shtëpi, zyra e bodrume. Disa janë humbur e disa janë dëmtuar.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
Qytetarët kanë nisur ta përdorin urën e re mbi Ibër, për të kaluar nga Mitrovica e Jugut në atë Veriut dhe anasjelltas. Disa nga ta, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë një ditë pas hapjes së urës, thanë se tani lëvizja është më e lehtë.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën.
Shumica e popullsisë prej 2 milionë banorësh në Gazë është zhvendosur disa herë si pasojë e luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit - grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - ndërsa grupet humanitare thonë se palestinezët po përballen me rrezikun e vdekjes nga uria.
Disa zjarre të egra kanë kapluar Evropën gjatë javëve të fundit, teksa kontinenti po përballet me një valë të të nxehtit të madh dhe me temperatura rekorde.
Pamjet nga ajri, të shkrepura nga një aeroplan që po lëshonte ndihma mbi Gazë, tregojnë se si është shkatërruar territori palestinez gjatë ofensivës 22-muajshe të Izraelit.
Shfaq më shumë