Raportet me Serbinë
Kurti është zotuar se nëse e fiton edhe një mandat të ri në pushtet, ai do t’i qaset dialogut me Serbinë – të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – në përputhje me një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh të arritur në Bruksel dhe aneksin e zbatimit, për të cilën palët janë pajtuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
“Normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, si raport bilateral i jashtëm, e kurrsesi ndërhyrje apo përzierje në çështjet e brendshme”, ka thënë Kurti.
Reforma në drejtësi
Gjatë prezantimit të programit qeverisës, Kurti ka thënë se reforma në drejtësi nuk ka qenë vetëm synim, por ka nisur të bëhet realitet.
“Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet të ecë përpara, së bashku me vettingun, ashtu që drejtësia të bëhet edhe e drejtë, edhe e shpejtë edhe e besueshme. Do të themelohet Prokuroria e re e Specializuar për çështje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe Zyra për Hetime Disiplinore”.
Kurti prezanton kabinetin qeveritar
Zëvëndëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës - Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë - Donika Gërvalla
Zëvëndëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik - Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë - Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale - Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes - Ejup Maqedonci
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit - Lulzon Jagxhiu
Ministër i Punëve të Brendshme - Xhelal Sveçla
Ministër i Shëndetësisë - Arben Vitija
Ministër i Arsimit dhe Shkencës - Avni Zogjani
Ministër i Kulturës dhe Turizmit - Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit dhe Rinisë - Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal - Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor - Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit - Dimal Basha
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane - Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë dhe Minierave - Artane Rivzanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim - Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal - Sejnur Veshall
Murati nis debatin pas prezantimit të kabinetit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati e ka nisur debatin pas prezantimit të programit dhe kabinetit qeverisës nga ana e Kurtit, duke përsëritur se asnjëra parti nuk ka qenë e gatshme për koalicion qeverisës, mirëpo që Kosovës i duhet një qeveri e re.
Në mesin e arsyeve e ka përmendur nevojën për miratim të buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm si dhe për zhbllokimin e fondeve që mund t’i pranojë Kosova pas ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që t’iu japin fund inateve politike.