Ndërlidhjet

Albin Kurti.
Albin Kurti.

Kurti nuk i siguron votat për Qeveri të re

• Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe mandatar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme për të nisur një mandat të ri në pushtet.

• Tani i takon presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të vendosë për hapat e mëtejmë.

• Partitë e mëdha shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë thënë paraprakisht se s'kanë votë për Kurtin dhe e kanë akuzuar atë për bllokim të shtetit prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas tyre, mundësia e vetme për stabilitet janë zgjedhjet e reja.

• Kriza institucionale rrezikon t’i kushtojë Kosovës miliona euro, ndërsa faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme që të krijohen institucionet për të ruajtur stabilitetin shtetëror.

10:21 26.10.2025

Në sallë edhe deputetët e LVV-së dhe PDK-së

Tashmë janë duke hyrë në sallë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

Seanca mund të fillojë shpejt!

10:24 26.10.2025

Berisha: Nëse varet nga vota ime, unë do ta zhbllokoj

Deputeti Veton Berisha, nga Partia Liberale Egjiptiane, ka thënë se ai do të votojë pro Qeverisë së re nëse formimi ose jo i kësaj Qeverie varet nga vota e tij.

I pyetur nga gazetarët para hyrjes në Kuvendin e Kosovës, ai tha se është takuar mbrëmë me mandatarin Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe se pret të shohë se çfarë do të shpalosë ai sot në Kuvend.

“Nëse varet nga vota ime, unë do ta zhbllokoj”, tha Berisha.

Ai dhe deputetja boshnjake Duda Bale janë dy nga tre deputetët që përfaqësojnë pakicat joserbe në Kuvendin e Kosovës që kanë shprehur më shumë skepticizëm për një Qeveri të re. Bashkë me ta është edhe deputeti goran Adem Hoxha.

10:37 26.10.2025

Pamje nga Kuvendi

Kameramani i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha është në sallën e Kuvendit dhe këto janë pamjet që i ka shkrepur ai:




10:49 26.10.2025

Kurti nuk është ende në sallë

As mandatari për të formuar Qeverinë e re, Albin Kurti dhe as kryetari i Kuvendit, Dimal Basha nuk janë në sallën e Kuvendit.

Ora është 10:49 dhe seanca nuk ka nisur ende.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG