Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Procesi gjyqësor kundër liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shtyrë për 13 prill. Shtyrja është bërë për shkak të mungesës së Kurtit në këtë seancë, por edhe për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës dhe të gjykatëses vendore në panel.
Forca e Sigurisë e Kosovës ende nuk është armatosur tërësisht. Kjo forcë tashmë ka porositur blerjen e armëve të gjata dhe të brezit. Ndërkohë, ekspertët për çështje të sigurisë konsiderojnë se funksionalizimi i tërësishëm dhe armatimi i pjesëtarëve të FSK-së po vonon shumë.
Grupi punues për liberalizimin e vizave vlerëson se është shënuar përparim në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Përparime, sipas zyrtarëve, janë arritur në hartimin e Ligjit për ripranim, fillimin e integrimit të personave të riatdhesuar dhe funksionalizimin e mekanizmit për sigurinë e dokumenteve të qytetarëve.
Seanca gjyqësore kundër Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, është shtyrë për 2 mars të këtij viti. Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të kësaj lëvizjeje. Ndërsa, nga vetë “Vetëvendosja” njoftohet për arrestimin e tre aktivistëve të saj.
Me gjithë urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për ta sjellë Albin Kurtin në Gjykatë, autoritetet e rendit nuk kanë arritur ta gjejnë atë. Paneli i gjykatësve ka vendosur që seancën ta shtyjë për ditën e martë.
Drejtues të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe anëtarë të Komisionit parlamentar për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, thonë se në mars pritet të hyjë në fuqi Ligji për deklarimin e pasurisë së personave zyrtarë të lartë.
Kanë dhënë betimin para presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, 22 gjyqtarë dhe prokurorë të Gjykatës Supreme, Prokurorisë së Shtetit dhe të Prokurorisë Speciale. Po ashtu, është bërë ndërrimi i udhëheqësve të këtyre organeve. Përzgjedhja është konsideruar hap me rëndësi për reformat në drejtësi.
Autoritetet kosovare kanë thënë se nga gjysma e këtij viti do të fillojë procesi i dhënies së pasaportave biometrike, por ende nuk është përcaktuar data e saktë. Por, njohës të integrimeve evropiane janë shprehur skeptikë se do të mund të prodhohen deri atëherë pasaportat biometrike.
Tash e dhjetë vjet, 132 familje nga Podujeva shtëpi të tyre kanë kontejnerët. Mbi 800 banorët e lagjes "Kuvajti", thonë se kushtet në këta kontejnerë, ku qenë vendosur vetëm përkohësisht, janë tejet të vështira.
Këshilli Ndërministror për Integrime Evropiane u zotua se të gjitha institucionet e vendit janë të angazhuara maksimalisht për intensifikimin e dinamikës së procesit të integrimit, si dhe shtimit e thellimit të dialogut politik dhe teknik me Komisionin Evropian.
Kosova ka ftuar të rinjtë nga tërë bota që të bashkohen në festën e kosovarëve, e cila ka moton “Festo me Kosovën - me evropianët e rinj”. Opozita ka shprehur pakënaqësi me fushatën e deritashme për ndryshimin e imazhit të Kosovës.
Protestave të javës së kaluar për rritje pagash, u janë bashkuar edhe gardianët e burgut të Dubravës dhe ata të Pejës, me një protestë dyorëshe. Ata i dhanë ultimatum Ministrisë së Drejtësisë deri të mërkurën, që t’i realizojë kërkesat e tyre.
Ekspertë të së drejtës penale në Prishtinë, konsiderojnë se dënimi i përjetshëm duhet të përfshihet në reformimin e Kodit Penal të Kosovës, për ndryshimin e të cilit janë marrë iniciativat e para nga autoritete vendore e ndërkombëtare.
Njësi speciale të Policisë së Kosovës kanë shprehur edhe të enjten pakënaqësitë ndaj mosrealizimit të kërkesave të tyre. Ata kanë kërkuar që për këtë çështje të mblidhet edhe Kuvendi. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës janë zotuar se do t’i shqyrtojnë kërkesat e policisë, por tash për tash nuk kanë premtuar asgjë.
Moszbatueshmëria e Kushtetutës së Kosovës, së fundi ka ngritur debate të ndryshme në mes të partive politike në Kosovë. Sipas disa prej partive politike në pushtet, Kushtetuta po zbatohet, por ato të opozitës e thonë të kundërtën. Ndërkaq, ekspertët për çështje kushtetuese konsiderojnë se dokumenti më i lartë juridik i vendit, në disa segmente, as që ka filluar së zbatuari.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thonë se së shpejti priten njohje të reja të shtetit të ri. Por, janë përfaqësuesit e opozitës ata që vazhdimisht hedhin kritika në drejtim të Qeverisë për mungesën e një strategjie konkrete për lobim.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Prizren dhe në Lipjan, ku u zhvilluan rivotimet për kryetar të komunës. Këto rezultate janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një konferencë për media të mbajtur pak pas mesnatës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar shifrat e para të daljes së qytetarëve të Prizrenit dhe Lipjanit, në përsëritjen e votimeve për kryetar komune, ku në të dy komunat garojnë kandidatë nga radhët e PDK-së dhe të LDK-së. Ndërkaq, sipas koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, procesin e sotëm elektoral e kanë shënuar vonesa në hapjen e vendvotimeve dhe parregullsi të vogla në të dy komunat.
Mbrojtja e dëshmitarëve nga kërcënimet apo frikësimet ka qenë dhe mbetet njëra nga sfidat më të mëdha për sistemin gjyqësor në Kosovë. Kjo çështje është ngritur vazhdimisht edhe në raportet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare mbi drejtësinë.
Shfaq më shumë