Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pohojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet sa u përket rivotimeve në komunën e Prizrenit dhe atë të Lipjanit. Për Gjilanin, KQZ-ja ende nuk ka arritur ndonjë vendim
Ka filluar fushata për rivotim në Prizren dhe në Lipjan. Fushata e PDK-së dhe LDK-së për kryetar komune në këto dy qytete do të zgjasë pesë ditë. KZAP-i i rekomandon KQZ-së që gjatë këtij procesi zgjedhor t’i rrisë masat e sigurisë.
Përfaqësues të institucioneve kosovare thonë se nuk do të lejojnë që Serbia t’i forcojë strukturat e saj paralele në Kosovë, ndërkohë që Beogradi zyrtar ka ndarë mbi 40 milionë euro për këto struktura. Por, sa kanë institucionet vendore kontroll mbi investimet që bëhen nga Serbia në Kosovë?
Kryeministri Hashim Thaçi e ka cilësuar si të suksesshëm takimin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e në veçanti paraqitjen e shefit të diplomacisë kosovare. Ndërkaq, politikanë dhe analistë politikë në Prishtinë, e cilësojnë si të pamundur idenë e presidentit serb për bisedime shtesë mes Serbisë dhe Kosovës, për të cilën gjë foli gjatë mbledhjes së KS të OKB-së.
Zyrtarë të Agjencisë Kosovare Kundër-korrupsion thonë se niveli më i lartë i korrupsionit mbetet në sistemin e drejtësisë. Një gjë e tillë thuhet edhe në publikimin e bërë nga Qendra për Avokim dhe Këshilla Ligjore.
“Realisht, konsideroj që kjo nismë është shumë e mirë, por është shumë e vonuar”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ramë Buja, shef i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas njoftimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, as sot nuk mund të pritet që KQZ-ja të dalë me një vendim të prerë për procesin zgjedhor në Gjilan. Anëtarët e këtij komisioni nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidatët e të cilave ishin në garë për balotazh, vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për procesin në Gjilan.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sasha Rashiq, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se prioritet i ministrisë që udhëheq ai, në 2010-ën do të jetë krijimi i kushteve për kthimin e të zhvendosurve dhe për qëndrimin e atyre që nuk e kanë lëshuar Kosovën. Të zhvendosurit dhe të kthyerit presin mbështetje më të madhe.
Përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ende nuk kanë marrë një vendim të prerë për ecurinë e procesit zgjedhor në Gjilan. Ata kanë deklaruar se janë në konsultime të vazhdueshme mes vete dhe se shpejt pritet të merret një vendim.
Zyrtarë nga Ministria e Pushteti Lokal bëjnë të ditur se janë në konsultime të vazhdueshme me krerë të institucioneve të vendit dhe ata ndërkombëtarë për hartimin e strategjisë për kthimin e autoritetit në veri të Kosovës. Ndërkaq, përfaqësues të partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thonë se Qeveria duhet të jetë më e vendosur në këtë drejtim.
Ka nisur hetimi dhe rinumërimi i votave për Gjilanin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, në Fushë-Kosovë, ndonëse me disa orë vonesë, pasi që vëzhguesit e LDK-së nuk qenë të pranishëm me kohë.
Institucionet e Kosovës thonë se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, i cili thuhet se ka shprehur dëshirën për të vizituar Kosovën. Vetë Tadiq ka thënë se kërkesën ua ka dërguar institucioneve ndërkombëtare në Kosovë. Por, këto të fundit nuk janë prononcuar mbi këtë çështje.
Lufta kundër korrupsionit gjatë vitit 2009 ka qenë një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës, thonë zyrtarë qeveritarë. Mirëpo, ndryshe mendojnë zyrtarë të Agjencisë Kundër-Korrupsion, sipas të cilëve, nuk ka pasur angazhim të duhur në këtë drejtim nga institucionet e vendit.
Zhvillimet e fundit politike, analistët në Prishtinë i konsiderojnë si shkas për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ata nuk shohin qëndrueshmëri politike në nivelin qendror pas paralajmërimeve për prishje të koalicionit PDK-LDK.
Në një konferencë për gazetarë, të fundit për këtë vit, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme i vlerësuan të suksesshme arritjet e tyre në luftimin e dukurive negative si dhe në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.
Numri i rasteve të dyshuara të të prekurve me virusin A/H1N1, i njohur edhe si gripi i derrave, në Kosovë, sipas autoriteteve shëndetësore, në ditët e fundit ka shënuar rënie. Por, ata thonë se gjatë muajit janar mund të pritet një valë e re e të prekurve me këtë grip.
Procesi i decentralizimit ka shënuar progres në zbatimin e tij, thanë përfaqësuesit e Ministrisë së Pushtetit Lokal, në konferencën përmbyllëse të vitit. Pavarësisht rezultateve të shënuara, ata përmendën edhe sfidat që pritet të hasë ky proces, kur është fjala për implementimin e tij në komunat veriore të Kosovës. Ekspertët e decentralizimit, shkakun e sfidave e shohin te mosbashkëpunimi i serbëve me institucionet e Kosovës.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë pohojnë se janë duke punuar vazhdimisht për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Sipas tyre, gjatë tremujorit të fundit, familjarëve u janë dorëzuar 33 trupa. Ndërkaq, përfaqësuesit e EULEX-it thonë se çështja e personave të pagjetur mbetet problem i institucioneve të Kosovës.
Shfaq më shumë