Në një plazh të errësuar në Qytetin e Gazës, e vetmja dritë vinte nga tezgat e vogla ushqimore dhe nga telefonat celularë. Familjet përpiqeshin të pushonin nga i nxehti i madh i ditës, dhe mbase kërkonin një copëz të jetës që dikur e bënin.
Kina mirëpriti një numër udhëheqësish botërorë në një paradë ushtarake në Pekin, më 3 shtator, e cila shënoi përvjetorin e 80-të të fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër Hamasit dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën.
Në një takim në Uashington ndërmjet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësve evropianë, mbështetësit e Ukrainës u zotuan për përkrahje të vazhdueshme, ndonëse hollësitë mbeten të panjohura.
Grumbullimi i përditshëm për sigurim të ushqimit është bërë veprimtari vdekjeprurëse për banorët e Gazës.
Në jug të Qytetit të Gazës, përgjatë Rrugës Detare, që shtrihet buzë bregut të Mesdheut, të rinjtë palestinezë prodhojnë karburant duke shkrirë plastikë në furra të improvizuara.
Pjesë të mëdha të Evropës po përballen me mot ekstrem dhe temperatura deri në 40 gradë celsius. Autoritetet nëpër kontinent, veçanërisht në pjesën jugore të tij, kanë lëshuar alarme shëndetësore dhe mjedisore.
Fare pak ushqim ka hyrë në Gazën veriore gjatë gati katër muajve të fundit. Dhe, kur një vargan i rrallë kamionësh me ndihma erdhi këtë javë, atë po e prisnin turma gjigante palestinezësh të dëshpëruar.
Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore i kanë detyruar vazhdimisht izraelitët të nxitonin drejt strehimeve kundërajrore, teksa Irani lëshoi raketa gjatë përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dislokuar trupa të Marinës amerikane dhe të Gardës Kombëtare të Kalifornisë në Los Anxhelos, për t’iu përgjigjur protestave kundër dëbimit masiv të imigrantëve, me gjithë kundërshtimet e autoriteteve kaliforniane.
Shtatë anëtarë të familjes Taeima janë në mesin e më shumë se dy milionë palestinezëve të kërcënuar nga zia e bukës në Gazë, pas më shumë se 19 muajsh luftë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Izraeli nisi të hënën të lejojë hyrjen e një numri të vogël të kamionëve me ndihma në Gazë për herë të parë pas 2 muajsh e gjysmë - duke thënë se ishte përballur me trysni ndërkombëtare për të hequr një bllokadë ndaj 2 milionë palestinezëve të territorit, që kishte nxitur frikë për zi buke.
Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit.
Nga Prishtina deri në Tajlandë. Njerëz në të katër anët e globit shënuan 1 Majin - Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve me marshe dhe me protesta të mëdha.
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.
Myslimanët në Lindjen e Mesme po kremtojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në rrethana të jashtëzakonshme. Ramazani shihet si një kohë reflektimi fetar dhe adhurimi, bamirësie dhe bashkimi, pasi besimtarët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.
Në këtë fotogaleri me peizazhe të mahnitshme, mund shihni fragmente nga jeta e përditshme në kryeqytetin Nuk të Grenlandës.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën.
Shfaq më shumë