Pasojat e sulmit vdekjeprurës të Rusisë në Kiev
- Serhiy Nuzhnenko
- AP
- Reuters
Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkatërruar ndërtesa banimi në Kiev, duke vrarë të paktën dhjetë njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në mbarë vendin.

Një banor vajton një nga viktimat e sulmit të 24 prillit në Kiev.
Sulmi gjatë natës – një nga më të mëdhenjtë në muajt e fundit – ndodhi vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë ua paraqiti zyrtarëve ukrainas një ultimatum në lidhje me një propozim amerikan për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia, i cili nisi para më shumë se tri vjetëve.

Shpëtimtarët i afrohen një gruaje të plagosur pas sulmit të 24 prillit.


Një raketë balistike shpërthen në qiell mbi qytet gjatë një sulmi me dronë rusë në Kiev.
Ushtria e Ukrainës tha se mbi 210 raketa dhe dronë u lëshuan gjatë sulmit, përfshirë raketa balistike dhe raketa lundruese të lëshuara nga bombardues të rëndë dhe anije luftarake të Detit të Zi.