Kina mirëpriti një numër udhëheqësish botërorë në një paradë ushtarake në Pekin, më 3 shtator, e cila shënoi përvjetorin e 80-të të fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë paradës ekstravagante, që synoi të shfaqte statusin e presidentit kinez, Xi Jinping, si udhëheqës i një rendi botëror alternativ joperëndimor, Kina shfaqi fuqinë e saj ushtarake në rritje dhe thellimin e raporteve me Rusinë.
Parada u pa edhe si përpjekje e Pekinit për ta rishkruar historinë botërore.
(Përgatiti: Trim Haliti)