Ndërlidhjet

Palestinezët e uritur në pritje të ndihmave në Gazë

Izraeli nisi të hënën të lejojë hyrjen e një numri të vogël të kamionëve me ndihma në Gazë për herë të parë pas 2 muajsh e gjysmë - duke thënë se ishte përballur me trysni ndërkombëtare për të hequr një bllokadë ndaj 2 milionë palestinezëve të territorit, që kishte nxitur frikë për zi buke.

Sasia e ndihmave që Izraeli ka nisur të lejojë të futen në Gazën e dërrmuar nga lufta nuk është aspak e mjaftueshme, dhe është “perde për të pretenduar se rrethimi [i territorit palestinez] ka përfunduar”, deklaroi të mërkurën grupi humanitar Mjekët pa Kufij.

Edhe agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thanë se disa kamionë që kanë hyrë nuk janë as afër përmbushjes së nevojës masive për ushqime, ilaçe dhe furnizime të tjera.

(Përgatiti: Trim Haliti)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG