Ukrainasit provojnë "Kapsulën e jetës" për t’u strehuar nga sulmet ajrore
Mes sulmeve të vazhdueshme nga Rusia, disa ukrainas po i drejtohen një forme të re strehimi kundër sulmeve ajrore. Kateryna Storozhuk, një banore e qytetit Buça, ka instaluar një “Kapsulë jete” në shtëpinë e saj. Kjo kapsulë prej çeliku që kushton 2.400 dollarë, mund të mbajë deri në gjashtë persona dhe, sipas prodhuesit, i reziston një peshe prej 43 tonësh. Megjithatë, një ekspert thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo kapsulë ka disa mangësi. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
- 
31 tetor 2025Treni që humbën Kosova dhe Serbia
 - 
29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?