Ukrainasit pa rrymë dhe ujë për dush si pasojë e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike
Rusia po vazhdon ta shënjestrojë infrastrukturën e energjisë në gjithë Ukrainën, duke i detyruar autoritetet të bëjnë reduktime për ta ruajtur rrymën. Në qytetin verior të Çernihivit, banorët po detyrohen ta organizojnë jetën sipas orareve të reduktimeve: i përgatisin ushqimet paraprakisht, i mbushin bateritë dhe bëjnë dushe më rrallë sepse sasia e ujit është e vogël. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Arben Hoti)