Zonat rezidenciale në kryeqytetin ukrainas, Kiev, u goditën rëndë nga një sulm masiv me raketa dhe dronë rusë më 16 dhe 17 qershor, duke lënë të vdekur të paktën 14 persona dhe duke plagosur 55 të tjerë.
Më 25 maj, Rusia dhe Ukraina e kanë finalizuar këmbimin më të madh të të burgosurve, prej nisjes së luftës së Rusisë në tokën ukrainase. Por, asnjëri prej tyre nuk ka qenë nga Brigada e Azovit – njëra prej njësiteve ushtarake ukrainase me namin më të madh.
Mes sulmeve të vazhdueshme nga Rusia, disa ukrainas po i drejtohen një forme të re strehimi kundër sulmeve ajrore.
Skuadrat ruse të artiljerëve dhe pilotëve të dronëve po zhvillojnë strategji mbrojtëse, në përgatitje për një ofensivë të pritshme nga forcat ruse këtë verë.
Debati është kthyer në qendër të vëmendjes po ashtu në një kohë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e vizitoi Berlinin të mërkurën.
Mijëra të burgosur lufte dhe civilë ukrainas ende po mbahen në robëri në zonat e okupuara nga rusët, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë. Atyre shpesh nuk u lejohet komunikimi me të tjerë për shumë muaj apo vite.
Deri vonë, trupat ukrainase rrezikoheshin teksa dërgonin furnizime kritike në vijat e frontit. Tani, ata po përdorin dronë tokësorë me fibra optike, të cilët nuk mund të pengohen me armë elektronike nga Rusia, për ta kryer këtë punë.
Pasi familja Kolisnichenko mori vesh se në banesën e saj në Krime banonte një person të cilin ajo fare nuk e njihte, pjesëtarët e saj e kuptuan se Rusia ua kishte zaptuar pronën në mungesën e tyre.
Dronët rusë që po patrullojnë përreth Çasiv Jarit, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, e kanë bërë tejet të rrezikshëm udhëtimin drejt dhe prej qytetit në vijën e frontit.
Shumë gazetarë në Ukrainë thonë se janë të lodhur fizikisht dhe emocionalisht.
Shumë banorë në Kiev, të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, ngulmuan se integriteti territorial i Ukrainës duhet të respektohet.
Gjashtëmbëdhjetëvjeçari Vladyslav Rudenko ndodhej në banesën e tij, në rajonin e Hersonit, kur ushtarët rusë e detyruan të shkonte në Krimenë e okupuar.
Më shumë se dy muaj pasi një dron rus ia shkaktoi një vrimë të madhe, autoritetet ukrainase po vazhdojnë të kërkojnë mënyra për riparimin e mburojës së uzinës bërthamore të Çernobilit.
Trupat ukrainase, që po luftojnë për të mbrojtur pozicionet në verilindje të rajonit të Harkivit, thonë se shpëtuan për pak nga rrethimi i forcave ruse, që po përparonin.
Ndërsa shitjet globale të Tesla-s kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, marka e automjeteve elektrike ka përjetuar një rritje të shitjeve në Ukrainë.
Udhëheqës ushtarakë nga disa vende po zhvillojnë bisedime këtë javë në selinë e marinës turke në Ankara, të përqendruara në sigurinë në Detin e Zi në rast se arrihet një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës.
Njerëzit vendosën lule për të kujtuar viktimat e një sulmi vdekjeprurës me raketa ruse në qytetin ukrainas, Sumi.
Një njësi e pilotëve ukrainas të dronëve, e vendosur në Pokrovsk, po punon për ta mbrojtur këtë qytet të vijës së parë të frontit nga një valë sulmesh ruse.
Ekuipazhet e dy anijeve ukrainase për zbulimin e minave detare po trajnohen në Britani, për t’u përgatitur kështu për një mision të ardhshëm në Detin e Zi. Ato pritet të vendosen vetëm në rast të arritjes së një armëpushim të qëndrueshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.
Qyteti i Siverskut, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, është rrafshuar gati krejtësisht. Banorët e paktë që kanë mbetur jetojnë në bodrume, për t’u mbrojtur nga sulmet e përditshme ajrore ruse.
Shfaq më shumë