Ndërlidhjet

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë më 21 qershor 2025.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë më 21 qershor 2025.

Drejtpërdrejt SHBA godet objektet bërthamore të Iranit, Teherani paralajmëron për pasoja

E përditësuar

SHBA-ja njoftoi se ka sulmuar tre impiante bërthamore të Iranit.

Objektet bërthamore Fordo, Natanz dhe Esfahan janë “shkatërruar plotësisht” sipas presidentit amerikan, Donald Trump.

Ushtria amerikane ka përdorur 14 bomba për shkatërrimin e bunkerëve, GBU-57, dhjetëra raketa Tomahawk dhe mbi 125 avionë luftarakë gjatë operacionit.

Trump i kërkoi Iranit që të bëjë paqe, në të kundërtën tha se sulmet do të vazhdojnë.

Irani ka dënuar sulmet dhe tha se i rezervon vetes të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin e tij.

Shtetet nga e mbarë bota kanë bërë thirrje për bisedime dhe ulje të tensioneve.

Demokratët akuzuan Trumpin se “dështoi të kërkonte autorizim nga Kongresi për përdorimin e forcës ushtarake dhe rrezikon përfshirjen e Amerikës në një luftë të rrezikshme në Lindjen e Mesme”.

12:01

Omani dënon sulmet e SHBA-së në Iran

Omani ka dënuar sulmet ajrore në Iran, duke thënë se ato përshkallëzojnë tensionet në Lindjen e Mesme.

Sulmet amerikane kërcënojnë “që të zgjerojë shkallën e konfliktit dhe paraqesin shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Omanit përmes një deklarate.

Omani kishte ndërmjetësuar bisedimet bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së, të cilat u ndërprenë pasi Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit më 13 qershor.

Për dallim nga Omani dhe shtete të tjera rajonale, Izraeli ka përkrahur sulmet amerikane. Ky bilbord falënderues për vendimin e Trumpit është vendsur në Ramat Gan të Izraelit më 22 qershor.
Për dallim nga Omani dhe shtete të tjera rajonale, Izraeli ka përkrahur sulmet amerikane. Ky bilbord falënderues për vendimin e Trumpit është vendsur në Ramat Gan të Izraelit më 22 qershor.
11:29

Trump për sulmin e SHBA-së në Iran: Sukses ushtarak spektakolar

Në videon e mëposhtme mund të shihni pjesë të fjalimit të presidentit Trump drejtuar kombit, kur njoftoi për sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Trump për sulmin e SHBA-së në Iran: Sukses ushtarak spektakolar Trump për sulmin e SHBA-së në Iran: Sukses ushtarak spektakolar
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:19 0:00
11:02

Cili është qëllimi përfundimtar i Izraelit në Iran?

Teksa tensionet në Teheran janë të larta, disa vazhdojnë të qarkullojnë idenë e përdorimit të forcës për të bërë ndryshim politik në Iran.

Cili është qëllimi përfundimtar i Izraelit në Iran? Cili është qëllimi përfundimtar i Izraelit në Iran?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:53 0:00




10:40

Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje

Arabia Saudite shprehu “shqetësim të thellë” lidhur me sulmet në centralet bërthamore “të Republikës mike Islamike të Iranit”.

“Mbretëria thekson nevojën që të bëhen përpjekje maksimale për vetëpërmbajtje, ulje të tensioneve dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejmë”, tha Ministria e Jashtme saudite përmes në postimi në X.

Në një ekran në Shtëpinë e Bardhë shfaqet adresimi i Trumpit drejtuar kombit.
Në një ekran në Shtëpinë e Bardhë shfaqet adresimi i Trumpit drejtuar kombit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG