Pas vitesh të dështimeve politike dhe ngecjeve ushtarake, protestuesit në mbarë botën e kanë përdorur artin, në disa raste edhe vandalizmin, jashtë ndërtesave të ambasadave ruse për të shprehur mendimin e tyre lidhur me pushtimin rus të Ukrainës që nisi më 2022.
Në intervista rishtazi me anëtarë të një njësiti kufitar dhe me një burrë që ia doli të ikte nga vendi, Current Time sjell një pasqyrë se si kriza e mobilizimit në Ukrainë e ka ushqyer një biznes të paligjshëm përgjatë kufijve të saj perëndimorë.
Fëmijë, prindër e mjekë u takuan në Kiev, në një ngjarje të quajtur “Mëngjesi i Mirënjohjes” - një mundësi për të festuar rikuperimin e pacientëve të rinj pas transplantimit të organeve.
Kur presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, e preu shiritin jeshil për ta përuruar Aeroportin Ndërkombëtar të Laçinit, në maj të vitit 2025, u shënua hapja e objektit të tretë modern të këtij lloji që nga viti 2021 në rajonet që vendi i tij i rimori prej armenëve etnikë.
Baleti ishte jeta e tij para luftës. Tani, rreshteri Oleksandr Dushakov është ushtar në një njësit të Gardës Kombëtare të Ukrainës, i cili vepron pranë zonës së luftës në lindje të vendit.
Pas vitesh të tëra të sulmeve ruse me dronë dhe raketa, grumbuj të copëzave të betonit janë shndërruar në problem të madh në Ukrainë.
Mbështetja e qytetarëve në Mal të Zi për anëtarësinë e vendit në NATO ka rënë në 40.7%, nga 49.5% në mars të vitit 2024.
Kur liderët botërorë udhëtojnë me tren drejt Kievit, atyre iu shërben kuzhinieri i famshëm Yevhen Klopotenko, i cili përgatit specialitete të kuzhinës ukrainase.
Rumen Naumovski, një 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, është themeluesi i medias amerikane Resist the Mainstream dhe agjencisë së marketingut Raww Digital.
Nafta ruse përbën burimin kryesor të të hyrave për luftën e Kremlinit në Ukrainë. A do të kenë ndikim sanksionet e reja amerikane kundër gjigantëve rusë të energjisë, Lukoil dhe Rosneft, në luftën e presidentit rus, Vladimir Putin? (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)
Pothuajse 13.000 kompani iraniane janë regjistruar në Gjeorgji – në vetëm disa adresa – duke rritur shqetësimet se Teherani po e përdor shtetin e Kaukazit Jugor për të shmangur sanksionet ndërkombëtare.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, publikoi të dhëna personale dhe video të një të dyshuari për sulmin në qendër të Beogradit.
Shfaq më shumë