Ndërlidhjet

Albin Kurti.
Albin Kurti.

Kurti nuk i siguron votat për Qeveri të re

• Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe mandatar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme për të nisur një mandat të ri në pushtet.

• Tani i takon presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të vendosë për hapat e mëtejmë.

• Partitë e mëdha shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë thënë paraprakisht se s'kanë votë për Kurtin dhe e kanë akuzuar atë për bllokim të shtetit prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas tyre, mundësia e vetme për stabilitet janë zgjedhjet e reja.

• Kriza institucionale rrezikon t’i kushtojë Kosovës miliona euro, ndërsa faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme që të krijohen institucionet për të ruajtur stabilitetin shtetëror.

12:13 26.10.2025

S’ka vota për “Kurti 3”

Propozimi i mandatarit Albin Kurti për një mandat të ri katërvjeçar nuk mori përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës.

Kështu, me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani dhe i mbylli punimet e seancës.


12:09 26.10.2025

Krasniqi: Grupi multietnik, pro Qeverisë ‘Kurti 3’

Elbert Krasniqi, nga Grupi Multietnik, tha se tetë deputetë nga pakicat do të votojnë pro Qeverisë së re.

“Grupi Multietnik, i përbërë prej tetë deputetëve, e mbështet Qeverinë ‘Kurti 3’”, tha ai.


12:06 26.10.2025

Lista Serbe: Keni punuar kundër popullit serb dhe shqiptar, s’ju votojmë

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se partia më e madhe e serbëve në Kosovë nuk do të votojë për Qeverinë e re të prezantuar nga mandatari Albin Kurti.

“Në qeveritë e mëparshme keni marrë qindra vendime kundër popullit serb, dhe jo vetëm kaq, por edhe kundër popullit shqiptar, prandaj kaluat në zgjedhje ashtu siç kaluat. Ne nuk do të votojmë për një qeveri të tillë”, tha Simiq.


12:05 26.10.2025

Haradinaj: Kurti s’ka program qeverisës fare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka thënë se deputetët janë mbledhur sot për të kryer detyrën e tyre.

Ai e ka pyetur Kurtin se pse është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, dhe që lista e problemeve të Kosovës, sipas tij, “është e gjatë”.

Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk sheh arsye për të debatuar për programin që e ka paraqitur Kurti.

Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG