Mijëra palestinezë nxitojnë për të marrë pako me ndihma në Gazë
- Reuters
 
Qendra e parë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shpërndarjen e ndihmave në Gazë u hap në Rafah, pas një bllokade prej gati tre muajsh të vënë nga Izraeli për hyrjen e furnizimeve humanitare në Gazë. Skema u mbingarkua shpejt, teksa mijëra njerëz u përpoqën të siguronin pao ushqimore. Izraeli tha se qendra e re e shpërndarjes do t’ia pamundësojë Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – vjedhjen e ndihmave, teksa grupet humanitare dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaruan se skema shkel parimet humanitare. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
- 
31 tetor 2025Treni që humbën Kosova dhe Serbia
 - 
29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?