Presidenti Trump pritet të marrë vendim brenda dy javësh për përfshirjen e mundshme të SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke balancuar opsionet diplomatike dhe ushtarake.
Fordo është impiant bërthamor për pasurim të uraniumit në Iran, i cili sigurohet rreptë dhe është i fshehur thellë në një mal afër qytetit Kom. Nuk është sikurse çdo objekt tjetër, pasi është i ndërtuar për t’i mbijetuar pothuajse çdo lloj sulmi.
Në një intervistë dhënë Radios Farda të Radios Evropa e Lirë, Berman, ekspert i shquar për Lindjen e Mesme, foli për situatën që po zhvillohet me shpejtësi në Iran dhe për rolin e SHBA-së në konfliktin që filloi më 13 qershor.
Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 25 persona, përfshirë 15 që ishin mbledhur pranë një qendre për shpërndarjen e ndihmës.
Irani ka lëshuar rreth 400 raketa balistike dhe qindra dronë në drejtim të Izraelit, teksa afro 35 predha kanë depërtuar mburojën mbrojtëse të Izraelit, kanë thënë zyrtarët izraelitë.
Izraeli ka sulmuar disa qendra bërthamore nëpër Iran që nga 13 qershori.
Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë iraniane të enjten, teksa zyrtarët raportuan për “dëme të mëdha” në këtë spital.
Ndërsa bombardimet izraelite tronditin Teheranin, shumë lagje të kryeqytetit iranian janë shndërruar në zona të heshtura me rrugë të zbrazura dhe biznese të mbyllura. Banorët përballen me frikë, trishtim dhe shpresë të zbehtë për ndryshim.
Pjesë kyçe të kompleksit bërthamor të Iranit janë ndërtuar nëntokë, dhe raportimet janë përqendruar tek një objektiv veçanërisht i fortifikuar – impianti i pasurimit të uraniumit në Fordov, në provincën Qom, rreth 150 kilometra në jug të Teheranit.
Donald Trump paralajmëron Iranin duke thënë se durimi i tij ka mbaruar, ndërsa tensionet me Teheranin dhe Izraelin vazhdojnë të përshkallëzohen.
Fare pak ushqim ka hyrë në Gazën veriore gjatë gati katër muajve të fundit. Dhe, kur një vargan i rrallë kamionësh me ndihma erdhi këtë javë, atë po e prisnin turma gjigante palestinezësh të dëshpëruar.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëron SHBA-në për "dëme të pariparueshme" në rast të përfshirjes ushtarake, duke refuzuar thirrjet e Trumpit për dorëzim pas bombardimeve izraelite.
Shfaq më shumë