“Diplomaci në pjatë”: Çfarë hanë liderët botërorë sa janë në tren për Ukrainë?
Kur liderët botërorë udhëtojnë me tren drejt Kievit, atyre iu shërben kuzhinieri i famshëm Yevhen Klopotenko, i cili përgatit specialitete të kuzhinës ukrainase. Ai thotë se “menyja e tij diplomatike” është një lloj diplomacie kulinare, dhe se përmes saj ua prezanton vizitorëve kulturën ukrainase. Klopotenko ka kontribuuar edhe për ta shtuar specialitetin e famshëm ukrainas borsht në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)