Terapistët ukrainas u ndihmojnë ushtarëve të plagosur ta rifitojnë pavarësinë
Fizioterapistët e Ukrainës janë në kërkim të metodave kreative për t’i trajtuar ushtarët e plagosur të shtetit. Një qendër rehabilituese në rajonin perëndimor të Lvivit është duke organizuar sesione trajtimi jashtë klinikës, për t’iu ndihmuar pacientëve që ta rikthejnë pavarësinë dhe ta rrisin vetëbesimin, duke kryer disa punë të thjeshta të përditshmërisë. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)