Ukraina vazhdon përpjekjet për riparimin e mburojës së Çernobilit
Më shumë se dy muaj pasi një dron rus ia shkaktoi një vrimë të madhe, autoritetet ukrainase po vazhdojnë të kërkojnë mënyra për riparimin e mburojës së uzinës bërthamore të Çernobilit. Kubeja masive prej çeliku ishte krijuar për mbrojtje dhe për izolim të mbetjeve radioaktive të një reaktori ku kishte ndodhur aksidenti më i keq civil bërthamor në botë, më 26 prill të vitit 1986. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
- 
31 tetor 2025Treni që humbën Kosova dhe Serbia
 - 
29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?