Ukraina vazhdon të luftojë me armë amerikane
Armët e prodhimit amerikan vazhduan të përdoren aktivisht në fushëbetejat e Ukrainës, pavarësisht një pezullimi të përkohshëm të ndihmave ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Dërgesat e municioneve dhe armëve vazhduan më 12 mars, pasi u ngrinë për pak më shumë se një javë. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, takoi trupa ukrainase në front, në rajonin lindor të Donjeckut, të cilat thanë se pezullimi kishte pasur fare pak ndikim. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
17 shtator 2025
Trupat ukrainase patrullojnë qytetin mes sulmeve të vazhdueshme
-
16 shtator 2025
Serbja nga Mitrovica e Veriut mohon spiunazhin për BIA-n
-
12 shtator 2025
Ballkani në garë armatimi: Serbia spikat me fuqi të dyfishtë