Kirurgët ukrainas shpëtojnë mbi 1.000 jetë në spitalin nëntokësor
Radios Evropa e Lirë i është dhënë qasje ekskluzive në spitalin e parë fushor nëntokësor të Ukrainës. Kirurgë, anesteziologë dhe punonjës tjerë mjekësorë punojnë 6 metra nën tokë në bunkerë prej çeliku, të pajisur me sisteme ventilimi, ujë të pijshëm dhe burime alternative të energjisë. Stafi thotë se tashmë ua ka shpëtuar jetën më shumë se 1.000 ushtarëve ukrainas, dhe se objekti i ri garanton siguri për personelin mjekësor dhe për pacientët. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
18 shtator 2025
Çka do të jetë vendimtare për votën e qytetarëve në Prishtinë?
-
17 shtator 2025
Trupat ukrainase patrullojnë qytetin mes sulmeve të vazhdueshme
-
16 shtator 2025
Serbja nga Mitrovica e Veriut mohon spiunazhin për BIA-n