Sulmohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri
Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, sipas autoriteteve të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për "sulm kriminel dhe terrorist", i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.
Përmbajtja
-
17 shtator 2025
Trupat ukrainase patrullojnë qytetin mes sulmeve të vazhdueshme
-
16 shtator 2025
Serbja nga Mitrovica e Veriut mohon spiunazhin për BIA-n
-
12 shtator 2025
Ballkani në garë armatimi: Serbia spikat me fuqi të dyfishtë