Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Jellena Gjukanoviq, serbe nga Mitrovica e Veriut, doli më 16 shtator para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku mohoi akuzat për spiunazh në favor të Agjencisë serbe të Inteligjencës (BIA).
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.
Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga 19 dronë rusë ka ndezur alarmin në NATO dhe në kryeqytetet evropiane. Për herë të parë, avionët e aleancës u angazhuan drejtpërdrejt në mbrojtjen e qiellit të një vendi anëtar. Çfarë ndodhi saktësisht, e shpjegojmë në këtë video.
Nëpër komunat e Kosovës, qytetarët përballen me mungesë infrastrukture dhe shërbimesh publike, ndërsa shumë qeveri lokale nuk i shfrytëzojnë plotësisht buxhetet e tyre. Më 2024, nga mbi 800 milionë euro të dedikuara, rreth 58 milionë mbetën të papërdorura.
Lista Serbe, që shihej si instrument për integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare, u shndërrua në nxitëse të largimit të tyre nga ky proces. Analistët thonë se e ardhmja e kësaj partie, që ka mbështetjen e Beogradit, është e paqartë.
Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka publikuar të plotë vendimin e saj rreth konstituimit të Kuvendit, ku urdhëroi që kryetari i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur dhe një kandidat të votohet vetëm tri herë. Kushtetuesja dha arsyetimin e saj, por pa treguar se kur do ta publikojë të plotë.
Zjarre masive kanë përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe vende të tjera të Evropës, si pasojë e të cilave kanë vdekur të paktën 24 njerëz. Zjarret kanë shkatërruar edhe shumë shtëpi e objekte të tjera.
Për dy ditë me radhë, zjarret në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut kanë shkaktuar dëme të mëdha në prona, male dhe ara. Banorët tregojnë se shuarja e flakëve është bërë kryesisht nga vullnetarët, pasi numri i zjarrfikësve ka qenë i pamjaftueshëm.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve.
Në sheshet e Prishtinës, mijëra qytetarë protestuan kundër Gjykatës Speciale. Me flamuj në duar dhe thirrjet “UÇK”, ata kërkuan gjykim të drejtë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë të Holandës.
Shteti i Kosovës thotë se ka ndarë miliona për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale në Hagë. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e quan të turpshme vendosjen e “çmimeve tavan”. Si e shohin ekspertët këtë situatë? Shpjegojmë në pak minuta.
Brenda pak ditësh, gjatë javës së katërt të korrikut, në Kosovë vdiqën pesë persona në vende të punës, prej të cilëve katër nga aksidentet. Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi. Sindikalistët dhe Inspektorati i Punës nuk pajtohen për shifrat e fataliteteve.
Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52-të, një ditë para skadimit të afatit të vënë nga Gjykata Kushtetuese për finalizimin e procesit. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje fajëson partitë tjera për bllokadën, Nisma Socialdemokrate bën thirrje që të pritet një tjetër aktgjykim.
Rritja e shpejtë e sektorit të teknologjisë së informacionit në Kosovë shtyu Arbron Gashin vitin e kaluar që të kthehej në vendlindjen e tij, prej nga ishte larguar si foshnje gjashtëmuajshe në vitin 1999, për shkak të luftës.
Izraeli ka ndërhyrë së fundmi në përplasjet mes qeverisë siriane dhe pjesëtarëve të pakicës druze, duke rritur tensionet në një Siri tashmë të shkatërruar nga 14 vjet luftë civile. Por, kush janë druzët dhe pse ndërhyri Izraeli për mbrojtjen e tyre?
Një kompani nga veriu i Kosovës, në pronësi të një të akuzuari për pastrim parash, ka përfituar kontrata publike me vlerë miliona euro nga buxheti i Serbisë – madje edhe pas sulmit të armatosur në Banjskë.
Prishjet e papritura të dy blloqeve në termocentralet e KEK-ut, edhe pse u sanuan, nxitën reagime sa i përket furnizimit me rrymë. Ndërsa riparimet në njësi të tjera po vazhdojnë ende, Qeverisë i bëhet thirrje të marrë masa për stabilitet energjetik në dimrin e ardhshëm.
Protestat studentore në Serbi, që fillimisht nisën si revoltë kundër korrupsionit dhe thirrje për reforma në arsim e shëndetësi, kanë marrë tashmë një drejtim tjetër.
Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes për gazrat vdekjeprurës, si dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit.
Në një përshkallëzim të paprecedentë që tronditi Lindjen e Mesme dhe vuri botën në prag të një lufte të gjerë rajonale, Izraeli, Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përfshinë në një konflikt intensiv që zgjati dymbëdhjetë ditë.
Shfaq më shumë