"Nuk kemi ku të tërhiqemi": Ditari i një ushtari ukrainas, nën rrethim për 49 ditë
Një ushtar ukrainas ka mbajtur një videoditar, pasi njësiti i tij në frontin e luftës, në Donjeck, mbeti nën rrethim gjatë dimrit në qytetin Torjeck. Të përballur vazhdimisht me sulme ruse, Yuriy dhe dy bashkëluftëtarë nga Brigada e 100-të e Mekanizuar u ballafaquan edhe me temperatura të acarta dhe morën vetëm furnizime minimale që ua lëshuan dronët, teksa kufomat e rusëve shtoheshin gjithandej. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
31 tetor 2025Treni që humbën Kosova dhe Serbia
-
29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?