Sulmet izraelite godasin qendra bërthamore dhe zyrtarë të lartë të Iranit
Your browser doesn’t support HTML5
Izraeli ndërmori sulme ndaj Iranit për të penguar atë që kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti kërcënim ekzistencial. Në mesin e objektivave ishte një qendër komande e Gardës Revolucionare të Iranit në Teheran. Mediat iraniane thanë se u vra kryekomandanti Hossein Salami. Përderisa Irani u zotua për hakmarrje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se Izraeli kreu “veprim të njëanshëm kundër Iranit”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)