Sa e prekin Kosovën tarifat e SHBA-së për mobilie nga druri?

Your browser doesn’t support HTML5

Tarifat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendosën për shtetet nga të cilat importojnë mobilie prej druri hynë në fuqi më 14 tetor. Këto tarifa shkojnë deri në 25% - dhe prekin edhe prodhuesit nga Kosova, që eksportojnë mobilie në tregun amerikan. Ekspertët thonë se kjo mund t’i bëjë produktet kosovare më të shtrenjta, dhe t’i ulin eksportet drejt SHBA-së.