Flaka Zogu është producente për multimedia e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
James Rubin përfundoi dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, si dëshmitari i parë që mbrojti Hashim Thaçin, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, vazhdoi dëshminë për ditën e dytë me radhë para Gjykatës Speciale në Hagë.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.
Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga 19 dronë rusë ka ndezur alarmin në NATO dhe në kryeqytetet evropiane. Për herë të parë, avionët e aleancës u angazhuan drejtpërdrejt në mbrojtjen e qiellit të një vendi anëtar. Çfarë ndodhi saktësisht, e shpjegojmë në këtë video.
Pasi shpalli të përfunduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari Dimal Basha thirri një mbledhje të Kryesisë, por ajo dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.
Nënkryetarët nga radhët e pakicave u votuan veçmas në Kuvendin e Kosovës, duke krijuar dilema mbi përputhshmërinë me Kushtetutën dhe me Rregulloren e Kuvendit.
Pas shumë muajsh përpjekje, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetarin e ri. Dimal Basha do të ushtrojë këtë pozitë, në të cilën u zgjodh me 73 vota të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Para zgjedhjeve lokale në Kosovë po përsëritet ngjarja me moscertifikimin e Listës Serbe sikur para zgjedhjeve parlamentare të shkurtit.
Ministria në detyrë e Arsimit në Kosovë ka hapur skemën e subvencionimit vetëm dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor dhe ka prindër që po ballafaqohen me vonesa në kompletimin e teksteve, probleme me aplikimin online dhe paqartësi rreth botimeve që duhet t’i blejnë.
As pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët nuk e konstituuan Kuvendin e Kosovës. Në vazhdimin e seancës, më 20 gusht, dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk i morën 61 votat e nevojshme.
Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka publikuar të plotë vendimin e saj rreth konstituimit të Kuvendit, ku urdhëroi që kryetari i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur dhe një kandidat të votohet vetëm tri herë. Kushtetuesja dha arsyetimin e saj, por pa treguar se kur do ta publikojë të plotë.
Zbulimet e një mbishkrimi të ri në dyshemenë e katedrales, saktësuan vitin kur u inaugurua katedralja dhe emrin e qytetit romak ku ajo u ndërtua – Justiniana Secunda.
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rreth pesë muajsh, kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë.
Në sheshet e Prishtinës, mijëra qytetarë protestuan kundër Gjykatës Speciale. Me flamuj në duar dhe thirrjet “UÇK”, ata kërkuan gjykim të drejtë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë të Holandës.
Forca e Sigurisë së Kosovës, me autorizim të KFOR-it, u dislokua në veri për të ndihmuar në gjetjen e trupit të një 33-vjeçari, që dyshohet se u kërceu nga njëra prej urave në Liqenin e Ujmanit. Trupi u gjet vetëm disa orë pas nisjes së operacionit të kërkim-shpëtimit.
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtorë tre serbë për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, më 6 dhjetor 2022.
Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, temperaturat brenda arrijnë deri në 33 gradë Celsius. Për shkak të klimatizimit jofunksional, punonjësit detyrohen të punojnë në kushte të rënda, ku janë raportuar edhe raste të alivanosjes.
Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52-të, një ditë para skadimit të afatit të vënë nga Gjykata Kushtetuese për finalizimin e procesit. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje fajëson partitë tjera për bllokadën, Nisma Socialdemokrate bën thirrje që të pritet një tjetër aktgjykim.
Deklaratat e zyrtarit serb, Igor Popoviq, në përvjetorin e vrasjes së disa serbëve dhe romëve në Hoqë të Madhe sollën pasoja të menjëhershme. Ai u arrestua në kufi me Serbinë dhe u dërgua në paraburgim për 30 ditë, pasi autoritetet e Kosovës e akuzuan për nxitje të urrejtjes dhe të përçarjes etnike.
Prishjet e papritura të dy blloqeve në termocentralet e KEK-ut, edhe pse u sanuan, nxitën reagime sa i përket furnizimit me rrymë. Ndërsa riparimet në njësi të tjera po vazhdojnë ende, Qeverisë i bëhet thirrje të marrë masa për stabilitet energjetik në dimrin e ardhshëm.
Shfaq më shumë