Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
James Rubin përfundoi dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, si dëshmitari i parë që mbrojti Hashim Thaçin, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, vazhdoi dëshminë për ditën e dytë me radhë para Gjykatës Speciale në Hagë.
Ballkani Perëndimor po përjeton një valë të re të bashkëpunimit dhe modernizimit ushtarak. Nga Franca deri në SHBA, vendet e rajonit furnizohen me armë nga partnerë të ndryshëm, ndërsa Serbia dallon: ajo bashkëpunon edhe me Kinën dhe Rusinë.
Ekspertët paralajmërojnë se indiferenca e Perëndimit, në një kohë kur Rusia përpiqet t’i shfrytëzojë dobësitë e rajonit, mund ta shtyjë Ballkanin drejt një spiraleje të rrezikshme.
Edhe pse kryetari Dimal Basha shpalli se seanca konstituive ka përfunduar, mungesa e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb ka hapur debat ligjor dhe politik.
Shishe qumështi, varëse ari, këpucë fëmijësh, shkrepësa... Artefakte të të zhdukurve nga lufta e fundit e Kosovës qëndrojnë të shpërndara nëpër shtëpi, zyra e bodrume. Disa janë humbur e disa janë dëmtuar.
Mbi 1.600 emra të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë janë gdhendur në dy pllaka druri. Familjarët i shkruan me dorë emrat e të afërmve të tyre në letra, ndërsa artistët Dea Gjinovci dhe Armand de Benoist de Gentissart i shndërruan ato shkrime në memorial.
Serbia po përballet me protestat më të mëdha që prej përmbysjes së regjimit të Sllodoban Millosheviqit në vitin 2000. Çfarë e nxiti përshkallëzimin e tyre tani? Shpjegojmë në pak minuta.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takuan sërish në Shtëpinë e Bardhë më 18 gusht dhe ky takim ishte krejt ndryshe nga ai i mëparshmi.
Nga tetori, rregullat e udhëtimit drejt zonës Schengen do të ndryshojnë. Në vend të vulave fizike në pasaporta, do të nisë përdorimi i një sistemi digjital për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet joanëtare të BE-së. Ja çfarë duhet të dini para udhëtimit tuaj të radhës.
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtorë tre serbë për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, më 6 dhjetor 2022.
Zjarret në Konushefc të Podujevës dhe në Shkabaj afër Prishtinës ishin në mesin e dhjetëra vatrave të përhapura gjatë së shtunës, si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të forta.
Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, temperaturat brenda arrijnë deri në 33 gradë Celsius. Për shkak të klimatizimit jofunksional, punonjësit detyrohen të punojnë në kushte të rënda, ku janë raportuar edhe raste të alivanosjes.
Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë një udhëzim për pajisjet fiskale nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke e shpallur të paligjshëm.
Gjatë verës, fermerët në Mamushë punojnë herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje, për t’i shmangur temperaturat ekstreme. Serrat lyhen për të ulur nxehtësinë, ndërsa prodhimet ruhen në frigoriferë. Por, jo të gjithë mund t’i ikin nxehtësisë. Për punëtorët në ndërtimtari në Kosovë nuk ka shumë opsione.
Policia e Kosovës po përballet me një numër në rritje ankesash për sjellje të pahijshme. Qindra ankesa janë dorëzuar në Inspektoratin Policor vetëm në muajt e parë të këtij viti.
Familjarë të Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili ka vdekur të hënën në Lipjan, pasi është ndaluar nga zyrtarët policorë, dhe qytetarë tjerë janë mbledhur më 8 korrik para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, si shenjë kujtimi për të ndjerin.
Deputetët kanë afat deri më 26 korrik për ta formuar Kuvendin, ndërsa qytetarët kërkojnë respektim të Kushtetutës.
Bombardimet kundër objektivave serbe gjatë luftës në Kosovë, më 1999, kanë shërbyer si përvojë për pilotët amerikanë kur kanë nisur misione tjera të gjata me aeroplanët B-2, siç është rasti i fundit në Iran. Këta aeroplanë janë të padukshëm dhe mbushen me karburant gjatë fluturimit
Në vitet e fundit është rritur kërkesa për instalimin e paneleve që shfrytëzojnë rrezet e diellit për prodhimin e energjisë elektrike. Një ndër familjet që ka përfituar nga kjo teknologji është ajo Rashiti nga komuna e Lipjanit.
Shfaq më shumë