“Kjo nuk është drejtësi” - Rubin kritikon Specialen për paraburgim të gjatë të të akuzuarve

Your browser doesn’t support HTML5

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, vazhdoi dëshminë për ditën e dytë me radhë para Gjykatës Speciale në Hagë. Rubin rrëfeu se si SHBA-ja ndryshoi qëndrim ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si e paralajmëroi ish-udhëheqësin politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, për të shmangur hakmarrjet ndaj serbëve. Ai kritikoi mbajtjen pesëvjeçare në paraburgim të Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij - Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi - që të gjithë të akuzuar për krime lufte, të kryera në fund të viteve ‘90.