Protesta kundër Speciales: Me thirrje nga Prishtina për drejtësi në Hagë

Your browser doesn’t support HTML5

Në sheshet e Prishtinës, mijëra qytetarë protestuan kundër Gjykatës Speciale. Me flamuj në duar dhe thirrjet “UÇK”, ata kërkuan gjykim të drejtë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë të Holandës. Protesta u mbështet edhe nga partitë politike që kishin votuar themelimin e kësaj Gjykate, teksa Lëvizja Vetëvendosje që nuk iu bashkua protestës dhe e quajti si të vonuar.