Drejtësia në nxehtësi: 33 gradë Celsius brenda gjykatave në Prishtinë
Your browser doesn’t support HTML5
Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, temperaturat brenda arrijnë deri në 33 gradë Celsius. Për shkak të klimatizimit jofunksional, punonjësit detyrohen të punojnë në kushte të rënda, ku janë raportuar edhe raste të alivanosjes. Disa seanca edhe anulohen, ndërsa stafi detyrohet të punojë me orar të reduktuar. Problemi me ajrosjen dhe nxehtësinë është i kahershëm, ndërkohë që institucionet përgjegjëse ende nuk kanë gjetur zgjidhje.