"I kam tre nipa, por nuk i lëshoj": Në Luginë të Preshevës kthehet frika e ushtrisë
Your browser doesn’t support HTML5
Frika nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak po rikthehet në Luginën e Preshevës. Për komunitetin shqiptar, paralajmërimet e Qeverisë serbe ngjallin kujtime të dhimbshme të viteve ’80, kur të rinjtë u dërguan në kazermat e Armatës Popullore të Jugosllavisë dhe shumë prej tyre humbën jetën në rrethana misterioze.