Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë me terma të prerë mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe të tregojë se afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit nuk është konsumuar.
Brenda pak ditësh, gjatë javës së katërt të korrikut, në Kosovë vdiqën pesë persona në vende të punës, prej të cilëve katër nga aksidentet. Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi. Sindikalistët dhe Inspektorati i Punës nuk pajtohen për shifrat e fataliteteve.
Shteti i Kosovës është në gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur – kështu e përshkruan situatën institucionale në Kosovë, politologu Dritëro Arifi, profesor në Kolegjin UBT në Prishtinë.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme dhe sqarim të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është “qartazi e pabazuar” dhe, si e tillë, e papranueshme për Kushtetuesen.
Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare - Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar - e kanë hequr Kosovën nga Lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit.
Krizës së gjatë për formimin e institucioneve në Kosovë së fundmi iu shtua edhe një sfidë e re: vendimi i Gjykatës Supreme që e konsideron nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese.
Dorëheqja morale nuk është e kërkuar me ligj, por reflekton nivelin e integritetit të institucioneve. Në Kosovë, ky akt mbetet i rrallë dhe shfaqet kryesisht pas presionit publik.
Askush nuk ka përgjigje të qartë se çfarë do të ndodhë në Kosovë pas 26 korrikut - datë kur skadon afati prej 30 ditësh që Gjykata Kushtetuese u ka dhënë deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin.
Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistentët e tyre po i kushtojnë buxhetit të shtetit qindra mijëra euro. Tashmë dyzet e tri përpjekje për të konstituar Kuvendin, kanë dështuar. Për disa deputetë të rinj, kjo situatë është shumë larg pritshmërive të tyre.
Dhjetëra fermerë kosovarë - prodhues të grurit - u nisën të mërkurën drejt Prishtinës, për të protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas tyre, zgjidhja tani mund të vijë vetëm përmes një marrëveshjeje politike, ose me ndërhyrjen e presidentes.
Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë.
Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakumit ligjor nga partitë parlamentare, të cilat po e zvarrisin pa afat konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Mitrovica po bën një hap të ri drejt bashkëpunimit: për herë të parë është formuar Bordi i Përbashkët mes jugut dhe veriut të qytetit.
Çdo 27 prill, Mira Krasniqi sheh tre djemtë e saj me lule në duar dhe nuk ka si t’i përgjigjet pyetjes së përsëritur: “Ku t’i vendosim?”
Të rinjtë në Kosovë përballen me një sfidë thelbësore: pa përvojë pune, nuk gjejnë punë, e pa punë nuk fitojnë përvojë.
Kontestohet legjitimiteti i përfaqësimit të Kosovës në bisedimet me palën serbe.
Përballë bllokadës institucionale që po zgjat me javë, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Papa Leoni XIV ka emëruar Luigji Biankon si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën, një vendim që ka zgjuar shpresa të reja për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.
Në një mëngjes pranveror në fshatin Brus, një burrë me flokë të thinjur e me kostum bezhë, dhe një tjetër më i ri, i veshur me ngjyrë të kaltër, ndajnë nga një filxhan kafeje – dhe dy fe të ndryshme – por, të njëjtin mbiemër: Gashi.
Shfaq më shumë