Nga roli i Thaçit në UÇK deri te premtimi i SHBA-së për të: Çka dëshmoi Rubin në Hagë?

Your browser doesn’t support HTML5

James Rubin përfundoi dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, si dëshmitari i parë që mbrojti Hashim Thaçin, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ish-diplomati amerikan solli rrëfime mbi rolin e Thaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, procesin e Rambujesë dhe marrëdhëniet me komandantët kryesorë të luftës.