Fundi i afatit, por jo i bllokadës: Ambasadorët kërkojnë Kuvend e Qeveri të re
Your browser doesn’t support HTML5
Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52-të, një ditë para skadimit të afatit të vënë nga Gjykata Kushtetuese për finalizimin e procesit. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje fajëson partitë tjera për bllokadën, Nisma Socialdemokrate bën thirrje që të pritet një tjetër aktgjykim i Kushtetueses. Diplomatët perëndimorë shprehën shqetësim për krizën institucionale, teksa qytetarët gjithnjë e më shumë po humbin besimin për një marrëveshje midis partive.