Dështim në Kuvend, liderët pak optimizëm pas takimit me presidenten
Your browser doesn’t support HTML5
Pas 16 dështimeve për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, zgjidhje për ta zhbllokuar situatën nuk prodhoi as takimi i presidentes, Vjosa Osmani, me liderët e partive politike. Disa prej liderëve i kërkuan Osmanit t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për një sqarim mbi situatën, ndërsa presidentja tha se këtë do ta bëjë nëse zvarritet edhe më tutje konstituimi i Kuvendit.