Balotazhi i zgjedhjeve lokale në Kosovë përmes fotografive

Një grua duke hedhur votën në balotazhin për kryetar komune në një qendër votimi në Prishtinë, 9 nëntor 2025.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, voton në balotazhin e 9 nëntorit në Prishtinë.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, voton në balotazhin e 9 nëntorit në Prishtinë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shihet duke pirë kafe bashkë me kandidatin e partisë së tij Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku (i pari djathtas), në një kafene në kryeqytet, pak kohë pasi që të dy votuan në balotazhin e 9 nëntorit.

Një burrë duke hedhur votën në balotazhin për kryetar komune në një qendër votimi në Prishtinë, 9 nëntor 2025.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 19:00.

Balotazhi sot do të zhvillohet në 18 nga 38 komuna sa ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.

Në këtë rund të dytë, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.

Një zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e vulos fletëvotimin gjatë balotazhit për kryetar komune në kryeqytet, Prishtinë, 9 nëntor 2025.

Gara për kryeqytetin, mes Përparim Ramës së LDK-së dhe Hajrulla Çekut të LVV-së, është ndër më të ngushtat.

Dallimi mes tyre në rundin e parë nuk ka mundur të ishte më i vogël, vetëm 0.5 për qind.

Një kuti votimi pret për t'u mbushur me vota në balotazhin për kryetar të Prishtinës, Prishtinë, 9 nëntor 2025.

Një burrë voton në garën për kryetarin e Prishtinës, 9 nëntor 2025.