Ndërlidhjet

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtinë, 9 nëntor.
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtinë, 9 nëntor.

Drejtpërdrejt KQZ: Dalja deri në orën 17:00, mbi 28 për qind

E përditësuar

• Qytetarët në 18 komuna po votojnë për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës.

• Balotazhi po mbahet në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani etj.

• Mbi 28 për qind e mbi 1 milion qytetarëve me të drejtë vote hodhën votën deri në orën 17:00.

• Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 19:00.

18:08
17:23

Mbi 28 për qind votuan deri në orën 17:00

Në bazë të 97.79 për qind të vendvotimeve të procesura, dalja në balotazh deri në orën 17:00 është mbi 28 për qind.

16:22

Partitë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh

Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në 18 komunat ku po mbahet rundi i balotazhit.

Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”.

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje.

Sipas saj, numri i votuesve pritet të rritet në orët e pasdites.

“Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, tha ajo.

Edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati të njëjtën thirrje. Ai megjithatë tha se dalja deri më tani është e ulët krahasuar me rundin e parë të mbajtur më 12 tetor.

Si PDK ashtu edhe AAK thanë se kanë pranuar ankesa për çështjen e votimit me asistencë, ankesa që thanë se i kanë adresuar në KQZ.

Këto dy parti po ashtu kërkuan që qytetarët të lihen të lirë që të zgjedhin se kë duan të votojnë dhe të mos jenë subjekt i ndikimit gjatë këtij procesi zgjedhor.

Një qendër votimi në Prishtinë.
Një qendër votimi në Prishtinë.
15:58

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG