Raportimet nga Irani njoftojnë se një grup religjioz, gjysëm-zyrtar, që mban emrin “15 Khordad Foundation”, e ka ngritur çmimin në 3.3 milionë dollarë amerikanë për jetën e autorit britanik, Salman Rushdie. Lajmi vjen 23 vjet që kur lideri supreme, Ayatollah Ruhollah Khomeini, publikoi fatwanë për atë që ai e quajti blasfemi në veprën “Vargjet Satanike” të Rushdie. Thirrja e fundit për të vrarë shkrimtarin vjen pikërisht në kohën kur zemërimi ka përfshirë një pjesë të madhe të botës ndaj një filmi amator, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, e me të cilin tallet Profeti Muhamed.
"Fetva" përndjek autorin Salman Rushdie
1
Salman Rushdie më 1988 me librin e tij "Vargjet Satanike", në Kaliforni.
2
Shitja e librit "The Satanic Verses," shënoi numra rekord pas publikimit të fatwasë
3
Ayatollah Ruhollah Khomeini (djathtas) publikoi fatwanë më 14 shkurt 1989, duke e dënuar Rushdien dhe editorët e publikuesit e tij me vdekje.
4
Një vajzë mban mbishkrimin me thirrje për vrasjen e Salman Rushdies.