Raportimet nga Irani njoftojnë se një grup religjioz, gjysëm-zyrtar, që mban emrin “15 Khordad Foundation”, e ka ngritur çmimin në 3.3 milionë dollarë amerikanë për jetën e autorit britanik, Salman Rushdie. Lajmi vjen 23 vjet që kur lideri supreme, Ayatollah Ruhollah Khomeini, publikoi fatwanë për atë që ai e quajti blasfemi në veprën “Vargjet Satanike” të Rushdie. Thirrja e fundit për të vrarë shkrimtarin vjen pikërisht në kohën kur zemërimi ka përfshirë një pjesë të madhe të botës ndaj një filmi amator, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, e me të cilin tallet Profeti Muhamed.
"Fetva" përndjek autorin Salman Rushdie
5
Rushdie i rrethuar nga policët dhe truprojat, më 1992, duke u larguar nga banesa e tij në Londër.
6
Protestë në Teheran kundër autorit britanik, 1989.
7
Sir Salman Rushdie nderohet nga Mbetëresha Elizabetë II për shërbimin në fushën e letërsisë, 2008.
8
Emri i autorit Rushdie shfaqet shpesh në kontekstin anti-islamik.