Ndërlidhjet

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës më 17 prill 2025.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës më 17 prill 2025.

Sërish dështon konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon të shtunën

Për të dytën herë, deputetët kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike. Por, pas konsultimit, ai tha se nuk ka konsensus se si të vazhdohet tutje, duke njoftuar se seanca do të vazhdojë më 19 prill në orën 12:00.

PDK, LDK dhe AAK fajësuan LVV-në se me ndërprerjen e seancave po tenton "të blejë kohë për pazare politike", pasi sipas tyre, partia e Albin Kurtit nuk i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin e as Qeverinë.

Këto parti insistojnë që anëtarët e kabinetit qeverisës, që kanë dhënë dorëheqje me qëllim që të betohen si deputet, nuk mund të vazhdojnë punën në ekzekutiv.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilëson si të pakuptimtë kërkesën për dorëheqje, pasi argumenton se Qeveria e tij është në dorëheqje që nga 23 marsi.


11:42 17.4.2025

Gërvalla: Nëse të tjerët janë gati, sot e konstituojmë Kuvendin

Pak kohë para rinisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Donika Gërvalla, ministre në mandatin e kaluar qeveritar, tani deputete e zgjedhur, tha se nëse PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë gati të mos bllokojnë, atëherë ndodh konstituimi.

“Do të shohim se sa do të jetë në gjendje opozita ta respektojë procedurën dhe të mos bllokojnë”, deklaroi Gërvalla.

Gërvalla nuk dha informacione nëse Vetëvendosje ka arritur ndonjë marrëveshje me subjektet politike që votuan kundër Raportit të komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, më 15 prill.

11:52 17.4.2025

Haradinaj thotë se do të votojë si PDK dhe LDK për raportin për mandatet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është e interesuar që deputetët të bëjnë betimin.

Por, tha se sipas Ligjit për Qeverinë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarët e tjerë të ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë është dashur që para certifikimit të rezultateve të japin dorëheqje.

Haradinaj se njohësit e ligjeve u kanë sugjeruar deputetëve që të mos votojnë raportin për mandate, sepse kjo, sipas tij, do të përbënte shkelje të ligjit.

“Do ta shqyrtojmë tani me kolegët deputetë [votimin ose jo të raportit], por AAK nuk do të ndahet, do të votojë bashkë si opozitë”, tha ai, duke iu referuar PDK-së dhe LDK-së.

Ndërkohë, pak para nisjes së seancës, Haradinaj bëri të ditur se i deputeti i zgjedhur i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha i bashkuar grupit parlamentar të AAK-së.

11:54 17.4.2025

Haziri: Dorëheqja e kabinetit qeverisës është kërkesë kushtetuese

Lufti Haziri nga LDK-ja tha se partia nuk ndryshon qëndrimin sa i përket votimit të raportit për verifikimin e mandateve.

LDK-ja kërkon që anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, të ofrojnë dorëheqje zyrtare në Kuvend, dhe të mos mbajnë poste ekzekutive.

“Praktikisht, kjo kërkesë është kushtetuese”, tha ai, sa i përket dorëheqjes së anëtarëve të Qeverisë.

12:11 17.4.2025

Cakolli: Komisioni duhet të mblidhet sërish

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka sqaruar për Radion Evropa e Lirë se, për vazhdimin e seancës konstituive, Komisioni për verifikimin e mandateve duhet të mblidhet sërish.

“Duhet të mblidhet përsëri dhe të përgatisë një raport të ri, sepse ai i mëparshmi nuk ka kaluar”, tha Cakolli.

Eugen Cakolli
Eugen Cakolli

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG