Haxhiu: Ka tendencë të hapur për bllokimin e konstituimit
Albulena Haxhiu nga LVV tha se mori pjesë në konsultime me kryesuesin Dehari.
Gjatë mbledhjes, sipas saj, LDK tha se shprehu qëndrimin se Avni Dehari s’ka të drejtë t’i ftojë në takim konsultativ. AAK, tha Haxhiu, deklaroi se duhet vazhdohet ku mbeti seanca e parë.
Por, Haxhiu tha se deputetët s’mund të betohet pasi ka vendim për mosverifikimin e mandateve, ndërkaq PDK, sërish në takim ka kërkuar dorëheqjen e anëtarëve të qeverisë.
“Në këto rrethana nuk e dimë se si të vazhdojmë tutje. Por, është e qartë se ka tendencë të hapur për të bllokuar konstituimin e kuvendit dhe për këtë janë përgjegjëse partitë opozitare”, tha ajo.
Kadrijaj: Nuk pranuam komision të ri
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kardijaj, tha se kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari kërkoi nga partitë politike të formohet një Komision i ri për verifikimin e mandateve.
Këtë iniciativë, Kadriaj tha se refuzuan PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja. Sipas saj, Komisioni i konsoliduar më 15 prill, e ka kryer punën e tij dhe raporti në parim konsiderohet i kaluar dhe do të duhej të hidhej në votim në seancën e sotme.
Doarsa Kica-Xhelili: Dehari s'ka të drejtë të ftojë për konsultime përfaqësuesit e partive
Doarsa Kica-Xhelili nga LDK tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, s'ka të drejtë që të ftojë akterët për konsultime politike.
Ajo tha ose Dehari duhet të kërkojë formimin e sërishëm të Komisionit për verifikimin e mandatave dhe kuorumit, ose të rivendosë në votim raportin e komisionit.
"LDK do të jenë në takim nuk e ka mandatin që të ftojë partitë politike në konsultime në këtë fazë", tha ajo, duke shtuar se partia nuk ka hequr dorë nga kërkesa që anëtarët e Qeverisë të japin dorëheqje para se të bëjnë betmin si deputetë.
Dehari i thërret përfaqësuesit e partive politike për konsultime
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, në nisje të vazhdimit të seancës, ftoi përfaqësuesit e partive politike për konsultime lidhur me atë se si të vazhdohet tutje.
Ai tha se këto konsultime janë të nevojshme në mënyrë që “të mos bëjmë shkelje procedurale, ligjore dhe kushtetuese”.
Dehari tha se në letrën që presidentja Vjosa Osmani i dërgoi, nuk u ofrua një zgjidhje përfundimtare.
“Letra që na ka ardhur ka dhënë sqarime në një aspekt, por nuk ka dhënë një zgjidhje përfundimtare. Ajo kërkon nga ne deputetët që të gjejmë vullnet, forcë dhe mirëkuptim që ta zhbllokojmë situatën në Kuvend”, tha ai.