Një ditë pas hapjes, ura e re mbi Ibër tërheq këmbësorë e automjete
Qytetarët kanë nisur ta përdorin urën e re mbi Ibër, për të kaluar nga Mitrovica e Jugut në atë Veriut dhe anasjelltas. Disa nga ta, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë një ditë pas hapjes së urës, thanë se tani lëvizja është më e lehtë.

1
Një ditë pas hapjes së urës së re për automjete mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe në veriun e banuar me serbë, shumë qytetarë e shfrytëzuan atë për të lëvizur mes dy vendbanimeve.

2
Me vetura, këmbas, me biçikleta e me trotinetë, shumica prej kalimtarëve, shqipfolës, u shprehën të lumtur me vendimin për ta hapur këtë urë.

3
Besfort Azemi, banor i Mitrovicës së Jugut, tha se “ndihet shumë mirë” që ura është hapur, dhe se tani lëvizja mes Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut do të jetë më e lehtë.

4
Ai, dhe shumë qytetarë të tjerë, kalonin andej dhe ndaleshin për t'i bërë foto urës së re.