Një ditë pas hapjes, ura e re mbi Ibër tërheq këmbësorë e automjete
Qytetarët kanë nisur ta përdorin urën e re mbi Ibër, për të kaluar nga Mitrovica e Jugut në atë Veriut dhe anasjelltas. Disa nga ta, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë një ditë pas hapjes së urës, thanë se tani lëvizja është më e lehtë.

5
Punimet në të ende s'kanë përfunduar, pasi që ende po punohej në trotuaret përreth.

6
Ura e re ndodhet afër urës kryesore të Mitrovicës (në foto), e cila që nga viti 1999 ndan Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut.

7
Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se ndërtimi i urës së re dhe të një tjetre për këmbësorë ka për qëllim t'i lidhë këto dy qytete të ndara etnikisht që nga paslufta.

8
Kjo urë është kundërshtuar nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon përkrahjen e Beogradit.