Serbia lëshon pasaporta speciale për refugjatë
Një refugjat kazak në Serbi, i cili ka pritur nëntë vjet që t’i jepet leje e përhershme qëndrimi, më në fund ka marrë një lloj të ri dokumenti: një “pasaportë për refugjatë”. Baha Sarsenov, i cili i ka ikur përndjekjes politike në Kazakistan më 2015, do të mund të udhëtojë përsëri. Por, dokumenti i tij i ri i udhëtimit nuk përbën pasaportë serbe. Ai ende është në pritje të marrjes së shtetësisë, sikurse edhe dy të tjerë, të cilëve u është lëshuar pasaporta speciale. (Përgatiti: Trim Haliti)
Përmbajtja
-
31 tetor 2025Treni që humbën Kosova dhe Serbia
-
29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?