Punëtorët e Telekomit protestojnë pas bllokimit të xhirollogarive
Qindra punëtorë të Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë dhe Kuvendit, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve pasi një përmbarues bllokoi xhirollogaritë e kësaj kompanie. Xhirollogaritë u bllokuan pas vendimit të një gjykate ndërkombëtare arbitrazhi lidhur me një kontest që Telekomi kishte me kompaninë e telefonisë virtuale Z-Mobile. Borxhi i Telekomit ndaj Z-Mobile është mbi 26 milionë euro dhe një përmbarues privat tashmë ka tërhequr 3 milionë euro. Sindikata e Telekomit ka thënë se ekziston rreziku që punëtorët të mos marrin paga për disa muaj nëse Qeveria dhe Kuvendi nuk gjejnë ndonjë zgjidhje.
Përmbajtja
-
17 qershor 2025
Çfarë është pasurimi i uraniumit?
-
17 qershor 2025
Disa të vdekur pas sulmit masiv rus në Kiev
Facebook Forum